Pas më shumë se katër muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Fierin e kanë përfshirë sot reshje të dendura shiu. Pas një periudhe të gjatë me mot të thatë dhe temperatura të larta, reshjet e para me intensitet të konsiderueshëm kanë nisur në orët e mëngjesit, duke ndryshuar ndjeshëm situatën atmosferike në qytet dhe zonat përreth.