Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit. Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve. Ndërkohë, në qendrat e votimit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, për të siguruar transportimin e sigurt të kutive. Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore. Në Durrës u vu re një grumbullim komisionerësh, gjatë përgatitjes së kutive të votimit, duke mos respektuar masat anti Covid.