Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani janë stacionuar para Kryeministrisë ku po mbajnë fjalimet. “Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola.