Top Channel/ Pas kapsollave, protestuesit hedhin gurë dhe thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit
25/10/2026 17:39

Pas kapsollave gjatë tubimit të sotëm kanë nisur edhe tensionet e para. Protestuesit e vendosur para Kryesisë së Kuvendit, kanë goditur dhe kanë thyer me gurë xhamat e institucionit, ndërsa efektivët në terren u kanë kërkuar që të ruajnë qetësinë.