Sot mbahet protesta e 16-të e qytetarëve shqiptarë. Si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë, aty ku mbajtën edhe fjalimet e tyre. Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.