Transporti publik në Gjermani rrezikon të paralizohet sot nga një grevë massive e organizuar prej dy sindikatave më të fuqishme në vend: Ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG. Autobusët dhe trenat nuk do të lëvizin nga vendi e pothuajse në të gjitha aeroportet gjermane, avionët nuk do të ngrihen në ajër. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi.