Dy ditë pas djegies së tregut të fruta perimeve në lagjen Xhevdet Nepravishta të Lushnjes, tregtarët kanë dalë të shesin nëpër trotuare. Dalja e tyre në rrugë është e përkohshme, por kjo ka sjellë revolt mes tyre. 10 më të dëmtuarve nga djegia i janë bashkuar edhe tregtarët të cilët nuk u prekën nga zjarri.