Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në Komisionin Hetimor të sistemit TIMS vijon me dyer të mbyllura. Zhvillimi i kësaj mbledhjeje shkaktoi debate të ashpra mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu. Tetë anëtarët e maxhorancës votuan kundër votimit me dyer të hapura, kurse 6 deputetë të opozitës votuan pro.