Pas ceremonisë mortore të të atit, ish-presidenti Ilir Meta është nisur nga Çepani për t’u kthyer në qeli, në burgun 313. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Meta është takuar me familjarët nën shoqërinë e policisë së burgut dhe po kthehet në qeli. Kreu i PL ishte sot në Çepan të Skraparit për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, që humbi jetën në moshën 83-vjeçare.