Pas 8 vitesh ngecjeje dhe negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Europian i dha dritën jeshile një serie ndryshimesh rrënjësore të ligjeve të bllokut mbi emigracionin. I ashtuquajturi Pakt për Emigrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që mberrijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t'i zhvendosë ata jashtë kufijve të bllokut.