Top Channel/ Guterres: OKB drejt kolapsit, anëtarët nuk paguajnë
30/01/2026 22:56

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se OKB-ja po përballet me rrezikun e një kolapsi financiar, për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare. Ai ka deklaruar se organizata ndodhet në një krizë financiare që “po thellohet dhe po rrezikon zbatimin e programeve”, duke shtuar se fondet mund të shterojnë deri në muajin korrik. Në një letër drejtuar të gjitha 193 shteteve anëtare, Guterres ka kërkuar që ato të respektojnë pagesat e detyrueshme ose, në të kundërtën, të ndërmarrin një reformë të rregullave financiare të organizatës për të shmangur kolapsin. Kjo situatë vjen pasi Shtetet e Bashkuara, kontribuesi më i madh financiar i OKB-së, kanë refuzuar të kontribuojnë në buxhetin e rregullt dhe atë të misioneve paqeruajtëse, si dhe janë tërhequr nga disa agjenci, të cilat i kanë cilësuar si “shpenzim të panevojshëm të parave të taksapaguesve”. Megjithëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi ndryshim të pjesshëm të sistemit financiar në fund të vitit 2025, organizata vazhdon të përballet me një krizë të rëndë likuiditeti, e përkeqësuar edhe nga një rregull që e detyron të rimbursojë fonde që në fakt nuk i ka marrë kurrë. Në selinë e OKB-së në Gjenevë, janë vendosur njoftime paralajmëruese për situatën financiare, ndërsa për të kursyer shpenzimet, shkallët lëvizëse shpesh mbahen të fikura dhe ngrohja është reduktuar.

Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00