Është rënduar bilanci i viktimave në aksidentin e rëndë që ndodhi natën e kaluar në Shkozet të Durrësit. Dy të mitur kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen 14 të qytetit bregdetar, kur një automjet me drejtues të riun Xhoni Muço, u përplas me një çiiklomotor me drejtues shtetasin S. K.