Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë këtë të mërkurë u pyet nga gazetarët edhe për zhvillimet e fundit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ajo u shpreh se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që ato të punojnë të pavarura.