Partizani që të gjithë e njohim nëpërmjet filmit Radiostacioni ka fshehur nga pas një personazh si Todo Bojdani. I lënë në hije figura e tij u soll në vëmendje me botimin e librit monogrfik për partizanin që u rrëmbeu gjermanëve Radio-Korçën dhe partizanin që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944. Libri është një punë 4-vjeçare e autorëve Albert Z. ZHOLI dhe Sulejman Basha.