Top Channel/ Parlamenti turk miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
23/04/2026 21:22

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç, në një përpjekje për të rritur kontrollin mbi përdorimin e platformave dixhitale nga të miturit. Sipas raportimeve të Anadolu Agency, ligji parashikon që të miturve nën këtë moshë t’u ndalohet regjistrimi në rrjetet sociale, ndërsa platformat do të detyrohen të vendosin sisteme të verifikimit të moshës. Mediat turke raportojnë se prindërve do t’u jepen mjete për të monitoruar kohën që fëmijët kalojnë para ekranit, si dhe shpenzimet që ata kryejnë online. Gjithashtu, në raste emergjente, platformat kryesore do të detyrohen të ndërhyjnë brenda një ore për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve të dëmshme. Ligji pritet të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Ndërkohë, diskutime të ngjashme po zhvillohen edhe në vende të tjera. Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një “ditë pushimi” mujore nga rrjetet sociale për të rinjtë, me qëllim rikthimin e tyre tek aktivitetet në jetën reale, si leximi apo sporti. Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe liderët e disa vendeve të Bashkimi Evropian kanë diskutuar vendosjen e kufizimeve të ngjashme për aksesin e fëmijëve në mediat sociale, një nismë që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në Evropë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05