Ukraina mori mbështetjen e Parlamentit Europian lidhur me përpjekjet e saj për të siguruar statusin e vendit kandidat në BE. Pohimin e bëri presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë. "Parlamenti i BE-së qëndron fort pas kërkesës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit”, ka pohuar ajo.