Në Parkun Antik të Finiqit vijojnë punimet, që sipas projektit për “restaurimin dhe konsolidimin e murit rrethues”, parashikohen të përfundojnë në 17 dhjetor. Por, për historianët dhe arkeologët, përdorimi i mjeteve të rënda për restaurimin e murit rrethues po shkatërron parkun arkeologjik.