Në përshtypjet e tyre vizitorët e huaj nga Gjermania e Spanja janë shprehur pozitivisht jo vetëm për vlerat arkeologjike të këtij parku por edhe për natyrën e bukur dhe mikpritjen shqiptare. Turistja 1: Jemi nga Gjermania. Përshtypjet e para janë shumë të mira, por ka shumë mbeturina. Turistja 2: Hera e parë që vijmë. Gjetëm një vend modern dhe ky park arkeologjik është shumë interesant.Por këtë periudhe pranverore parku i Apolonisë vizitohet edhe nga nxënës shkollash të cilët njihen me historinë e antikitetit.