Top Channel/ Parkingu varrezë në Spanjë. Valencia para dhe pas përmbytjeve katastrofike
02/11/2024 21:52

Në parkingun e një qendre tregtare në qytetin Aldaja, një nga zonat e prekura nga përmbytjet katastrofike në Spanjë niveli i ujit është ende tre metra. Zhytësit spanjollë që mundën të hyjnë për herë të parë thanë se ai parking me 5700 vende mund të jetë kthyer në një varrezë masive duke marrë në konsideratë faktin që në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në këtë qendër tregtare kishte qindra njerëz. “I gjithë rajoni i Valencias kërkon më shumë ushtarë, makineri dhe fonde për t'u përballur me përmbytjen e dytë më të keqe të shekullit të regjistruar ndonjëherë, tha kryeministri spanjoll pedro Sanchez duke njoftuar edhe dërgimin e 5 mijë ushtarëve të tjërë për ndihmë në zonat e katastrofës, ndërkohë që zemërimi tek popullata se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë mbetur mes ujit e baltës sa vjen e shtohet. Numri i të vdekurve të konfirmuar i ka kaluar tashmë 200 e po aq rezultojnë të zhdukur. Rreth 366 mijë banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe 50 mijë të tjerë pa energji elektrike. Katastrofën e tregojnë më së miri këto imazhe satelitore para dhe pas përmbytjeve në Valencia, qyteti lindor spanjoll që u godit më rëndë. Ndërkohë parashikohet që këtë fundjavë në rajonet më të pekura si Valencia, Castile La Mancha, Andaluzia dhe Katalonjës pritet të ketë sërish reshje dhe banorët këshillohen të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04