Top Channel/ Parashikimi i zymtë i Bankës Botërore: Paralajmërim për recesionin global
10/01/2023 19:12

Ekonomia globale është “në prag të rënies në recesion", vlerëson një parashikim i fundit nga Banka Botërore. Institucioni financiar pret që ekonomia globale të rritet vetëm 1.7% këtë vit - një rënie e mprehtë nga 3% që parashikoi në qershor. Raporti ia vë fajin një sërë faktorësh që rrjedhin nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ndikimi i pandemisë. Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se rënia do të ishte "me bazë të gjerë" dhe rritja e të ardhurave të njerëzve në pothuajse çdo pjesë të botës "do të ishte më e ngadaltë se sa ishte gjatë dekadës para Covid-19". Shifra e rritjes prej 1.7% është më e ulëta që nga viti 1991, me përjashtim të recesioneve të 2009 dhe 2020, të cilat u shkaktuan nga kriza globale financiare dhe pandemia Covid. Rritja në ekonomitë më të pasura të botës ka të ngjarë të vazhdojë ngadalësimin e saj të mprehtë nga 5.3% në post-pandeminë në 2.5% në 2022 dhe vetëm 0.5% këtë vit. "Gjatë dy dekadave të fundit, ngadalësimet e kësaj shkalle kanë paralajmëruar një recesion global," paralajmëroi banka, duke shtuar se ajo parashikonte "një ngadalësim të mprehtë dhe afatgjatë". Nëse do të ndodhte një recesion global, sic parashikon banka botërore, do të ishte hera e parë që nga vitet 1930 që do të kishte dy recesione globale brenda të njëjtës dekadë. SHBA, Eurozona dhe Kina janë tre pjesët më me ndikim të botës për rritjen ekonomike, megjithatë raporti tha se ato "të gjitha po kalonin një periudhë dobësie të theksuar", si rrjedhojë kjo po i bënte problemet me të cilat përballeshin vendet e tjera, më të varfra, më keq. Pamjet: AFP

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42