Top Channel/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit për Papën, ajo që vjen pas…
21/04/2025 20:03

Ndërsa katolikët në mbarë botën vajtojnë vdekjen e Papa Françeskut, i cili ka ndërruar jetë të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, astrologët pretendojnë se Nostradamusi ka bërë një parashikim për vdekjen e tij, duke sugjeruar se pontifiku i ardhshëm mund të jetë i fundit para përfundimit të botës. Astrologu francez Nostradamus, publikoi një numër profecish të zymta për të ardhmen e njerëzimit, përfshirë “luftëra mizore”, katastrofa natyrore dhe rikthimin e murtajës. Brenda këtij parashikimi të errët përfshihej edhe vdekja e një Pape “shumë të vjetër” – si dhe një paralajmërim i fortë për dobësimin e Kishës Katolike. Të hënën e Pashkës, Vatikani njoftoi vdekjen e Papës me origjinë argjentinase, i cili kishte kaluar javët e fundit në spital duke luftuar me një sëmundje që ishte shndërruar në pneumoni. Duke shkruar në librin e tij të famshëm me profeci, astrologu shkruante: “Me vdekjen e një Pontifi shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak me moshë të mirë / Për të do të thuhet se dobëson fronin / Por do të qëndrojë gjatë.” Nostradamusi aludoi gjithashtu për detaje rreth pasuesit të Papa Françeskut, duke shkruar: “Një burrë i ri me lëkurë të errët, me ndihmën e mbretit të madh, do t’ia dorëzojë çantën një tjetri me ngjyrë të kuqe.” Profecitë gjithmonë kanë qenë të hapura për interpretim, me shumë njerëz që pretendojnë se nuk duhet të merren shumë fjalë për fjalë. Megjithatë, në dritën e vdekjes së Papa Françeskut, disa i kanë interpretuar fjalët si një shenjë për një ndryshim në udhëheqjen e Kishës Katolike. Astrologu është cilësuar më parë se ka parashikuar saktësisht ngjarje të mëdha botërore, përfshirë ngritjen e Adolf Hitlerit dhe pandeminë e Covid-19. Parashikimi i Nostradamusit mund të mos jetë befasi për shumëkënd, pasi Papa ka pasur disa probleme serioze shëndetësore gjatë vitit të fundit. Françesku u shtrua për herë të parë në spital më 14 shkurt dhe u detyrua të anulonte disa paraqitje, përfshirë lutjen e tij të përjavshme për pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit, gjë që shqetësoi shumë njerëz për shëndetin dhe jetën e tij. Gjatë vitit të kaluar, Papa është përballur me disa probleme shëndetësore, përfshirë një hernie abdominale dhe dy rrëzime. Sëmundja e tij e fundit erdhi pasi ishte shtruar në spital për tre ditë në mars të vitit 2023 për shkak të bronkitit. Më herët gjatë ditës së sotme, Vatikani njoftoi se Papa Françesku kishte ndërruar jetë, pasi kishte vuajtur nga pneumoni në të dy mushkëritë në ditët para vdekjes së tij. Konklava – ku kardinalët mblidhen në Kapelën Sistine në Vatikan për të zgjedhur pasardhësin – nuk do të ndodhë për të paktën 15 ditë. Vetëm dje, Françesku përshëndeti besimtarët katolikë që ishin mbledhur për ta parë në Sheshin e Shën Pjetrit për pashkët.

Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54