Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimit ndaj tij. Gjyli ka mbërritur në SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, ndërsa kjo është një tjetër paraqitje e tij pranë organit të posaçëm të akuzës.