Një vrasje e planifikuar është parandaluar në Durrës nga Policia. 37-vjeçari Aldi Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë, i pajisur me armë zjarri “Scorpion” me silenciator, ishte rrugës duke shkuar për të vrarë një person. Policia në bazë të informacioneve, e kanë lokalizuar automjetin me të cilin po lëvizte Aldi Mustafa, në lagjen nr. 15., së bashku me 29-vjeçarin Klevis Kurdiu, dhe u kanë kërkuar të ndalojnë.