Top Channel/ Paralizohen aeroportet në Gjermani, aktivistët e klimës hyjnë në pista!
15/08/2024 11:10

Trafiku ajror në Gjermahni është paalizuar masivisht mëngjesin e sotëm, e shkak për këtë janë bërë aktivistët e klimës. Fluturimet janë ndërprerë përkohësisht në aeroportetKöln-Bonn, Berlin dhe Nuremberg, ndërsa organizatat për mbrojtjen e mjedisit, "Brezi i fundit"njoftoi sipas mediave në Gjermani, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një "rezistencë paqësore", dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët. Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit. Gjendja duket po shkon drejt normalizimit në Berlin, ku protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit por janë ndaluar përkohësisht nga policia ndërsa rrezikojnë të përballen me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.Së fundmi ka pasur disa protesta të "Brezit të fundit" në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile ndërsa insistojnë për heqjen dorë prej tyre deri në vitin 2030.

Top News- ‘SHBA inkurajon pushtimin rus të Ukrainës’ / Putin ftohet në G20, Polonia kundërshton
24/09 15:42
Top News -‘Rebelohet’ Inteligjenca Artificiale /‘Hakeron’ qeverinë australiane, rasti i parë në botë
24/09 15:22
Top Channel/ Agjenti i OpenAi hakeron qeverinë australiane, kryeministri “i kërkon llogari”Altmanit!
24/09 15:17
Top News – Avioni luftarakë, me hundë në tokë / Shpërthen në flakë ‘Hawk’-u i forcave britanike
24/09 15:09
Top News – Kthehen centralet bërthamore në Itali / Pas dyzet vitesh, Meloni merr ‘ok’-in në senat
24/09 14:53
Top News – Tapet i kuq e avionë në qiell / Trump ‘shkrihet’ për Xi Jinping, pritje e ngrohtë
24/09 13:42
Top News – Media kthehet në Shtëpinë e Bardhë / Gjykatësi frenon Trump, rrëzon ndalimin e gazetarëve
24/09 13:26
Top News – Kina ‘pushton’ BE-në, Brukseli në alarm / Shitjet e makinave hibride ‘ngrihen në qiell’
24/09 13:21
Top News – SHBA ‘i dhuron’ Kinës F35-at…Pentagoni nis hetimin për pjesët ‘e humbura’
24/09 13:21
Top News – Raketa balistike mbi maternitet / Sulmet ruse vrasin tetë persona në Ukrainë
24/09 13:19
Top News – Mercenarë nga 47 vende luftojnë për Putin / Zelenski denoncon-nga Gana, Nepali e India…
24/09 12:00
Top News – Erdogan ‘i tërheq veshin’ Zelenskit: ‘Sulmet mbi anijet në Detin e Zi, të pashpjegueshme’
24/09 11:46
Top News – Rusia, dronë kundër Italisë, Spanjës e Francës / CIA paralajmëron pas udhëtimit sekret
24/09 11:44
Top News – Marinsat amerikanë në depresion / USS Lincoln, 8 pjesëtarë të ekuipazhit tentuan…
24/09 11:42
Top News – 3 milionë euro në shtëpinë e mafiozit…edhe 11 ora Rolex, gjenden të fshehura në mur
24/09 11:42
Top Channel/ Xi Jinping viziton SHBA-në: Fokusi, rivaliteti dypalësh dhe Inteligjenca Artificiale!
24/09 11:28
Top Channel/ Rubio jep alarmin: Serbia “mund të shpërthejë”, Europa nis përgatitjet për luftë!
24/09 11:13
Top Channel/ Zelensky fjalim në OKB, Putin përgjigjet me bombardime masive mbi Kievin dhe Odesën!
24/09 11:11
Top Channel/ El Mundo: Rusia po përgatit sulme me dronë në Mesdhe-Francë, Spanjë ose Itali!
24/09 11:10
Top Channel/ Zelensky: Putini është pacienti zero, ndalni paratë në Moskë
23/09 23:02