Top Channel/ Paralajmëron Zelensky: Rusia do dërgojë ushtarë koreanoveriorë në front brenda ditësh
25/10/2024 19:43

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të enjten se Rusia e ka ndër mend të dërgojë trupa nga Koreja e Veriut në vijën e parë të luftës nga 27 tetori. Një ditë më herët, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se njësitet e para koreanoveriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në gusht në Kursk dhe kanë kapur territor atje. Kievi thotë se ky territor po përdoret si zonë e sigurisë kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Zelensky tha të enjten se “ushtarët e parë nga Koreja e Veriut pritet të dërgohen nga Rusia në zonat e luftës së shpejti, më 27-28 tetor”. Ai e cilësoi këtë si “përshkallëzim të pastër nga Rusia”. “Bota mund ta shohë qartazi qëllimin e vërtetë të Rusisë, që është vazhdimi i luftës”, tha ai. “Për këtë arsye, një reagim i fuqishëm nga liderët globalë është thelbësor”, shtoi ai. Shtetet e Bashkuara thanë më 23 tetor se 3.00 ushtarë koreanoveriorë janë dërguar në Rusi. I pyetur nëse ka trupa koreanoveriorë në Rusi, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, as nuk e pranoi, e as nuk e mohoi. I pyetur për fotografitë satelitore të trupave gjatë një konference pas një samiti në Kazan të Rusisë, Putini tha se “fotografitë janë gjë serioze, nëse ka fotografi, atëherë ato pasqyrojnë diçka”

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23