Për 52 ditë me radhë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe të martën thirrja kryesore e protestës ishte për t’u bashkuar të enjten para Kuvendit. Teksa në orën 10.00 nis seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, organizatorët kërkuan grumbullimin para godinës që në orën 8 të mëngjesit. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet me flamuj e pankarta në duar dhe thirrjet kundër politikës.