Tre vende europiane, Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje BE-së që të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. "Kjo nuk është një çështje të cilën ne mund ta trajtojmë në nivel kombëtar pasi kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar europiane", deklaroi ministrja spanjolle e financave, Nadia Calvino.