Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, kryesisht janë parakalimet e gabuara. Policia rikujton shoferët që pas manovrës së parakalimit, duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë. Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.