Top Channel/ Parada në Moskë zhvillohet e zvogëluar nga shqetësimet e raketave ukrainase
09/05/2026 12:13

Rusia dhe Ukraina kanë hyrë në një armëpushim treditor të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, në prag të Paradës së Ditës së Fitores në Moskë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi ushtrinë të mos sulmojë paradën në Sheshin e Kuq, ndërsa Kremlini forcoi masat e sigurisë pas valës së sulmeve me dronë ukrainas ndaj objekteve strategjike ruse. Për herë të parë në afro dy dekada, parada në Moskë do të zhvillohet pa ekspozim të pajisjeve ushtarake. Presidenti i Ukrainës, ra dakord të respektojë armëpushimin treditor të shpallur nga presidenti Trump, ndërsa Rusia mban paradën e saj vjetore të Ditës së Fitores. Megjithatë, një seri sulmesh ukrainase me rreze të gjatë ndaj objekteve energjetike javët e fundit e detyruan Kremlinin të forcojë masat e sigurisë dhe të reduktojë festimet e këtij viti, ku për herë të parë në pothuajse dy dekada nuk do të ketë pajisje ushtarake në paradë. Trump njoftoi të premten se një armëpushim treditor mes palëve do të hynte në fuqi sot. “Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke shtuar se armëpushimi do të shoqërohej edhe me një shkëmbim të burgosurish. Zelensky firmosi të premten një dekret që urdhëron ushtrinë ukrainase të mos sulmojë paradën dhe, në një deklaratë të veçantë, “Sheshi i Kuq është më pak i rëndësishëm për ne sesa jetët e të burgosurve ukrainas që mund të kthehen në shtëpi”, tha Zelensky. Ukraina kishte hedhur poshtë një armëpushim të përkohshëm të propozuar nga Rusia dhe Zelensky paralajmëroi aleatët e Rusisë të mos merrnin pjesë në paradë. Rusia kishte kërcënuar me një sulm masiv në zemër të Kievit nëse Ukraina sulmonte dhe u kishte bërë thirrje diplomatëve të huaj të largoheshin nga kryeqyteti ukrainas. Për herë të parë në afro 20 vite, Moska do ta zhvillojë paradën në përmasa më të vogla, pa pajisje ushtarake të ekspozuara në Sheshin e Kuq dhe me një numër më të ulët personalitetesh. vetëm liderët e Bjellorusisë, Malajzisë dhe Laos-it, si edhe kryeministri sllovak Robert Fico kanë udhëtuar drejt Moskës. Të dyja palët vazhduan sulmet edhe të premten, para njoftimit të Trump. Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 67 dronë gjatë natës, numri më i ulët në pothuajse një muaj. Rusia tha se kishte rrëzuar më shumë se 400 dronë ukrainas 100 prej tyre që synonin Moskën. Kievi deklaroi se kishte goditur dy rafineri ruse ndersa Rreth 13 aeroporte në jug të Rusisë u mbyllën të premten pasi një dron ukrainas goditi një qendër navigimi ajror në qytetin jugor Rostov-mbi-Don

Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27
Top Channel / Franca vendos orë policore, Vendimi për disa zona të Parisit
19/10 23:19
Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10 21:29
Top News- Gjermania kufizon kuotat / Jo më emigrantë pa kufi nga vendet e Ballkanit Perëndimor
19/10 21:00
Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04