Festimet e Ditës së Verës Elbasani i nisi duke prezantuar traditën e bukur shqiptare dhe do ti përfundojë po me to. Të ndihmuar tashmë edhe nga grupet folklorike të pothuaj të gjithë qyteteve të Shqipërisë, kjo paradë e mrekullueshme nën emrin Defile, ka parakaluar në Bulevardin “Aqif Pasha”, një event i kthyer tashmë në traditë.