Top Channel/ Para ruse për luftën! BE i kalon Ukrainës 1.5 mld euro nga asetet e ngrira të Rusisë
26/07/2024 21:07

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur të premten që blloku evropian do t’ia dërgojë Ukrainës 1.5 miliard euro, të cilat i ka siguruar prej aseteve të ngrira ruse në territorin e BE-së. “Sot, ne transferojmë 1.5 miliard euro të hyra të siguruara prej aseve të ngrira ruse, me qëllim të rindërtimit dhe mbrojtjes së Ukrainës. Nuk ekziston mundësi më e mirë për t’i shfrytëzuar paratë e Kremlinit, sesa që ta bëjmë Ukrainën, dhe gjithë Evropën, një vend më të sigurt për të jetuar”, ka thënë von der Leyen përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter. Pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Perëndimi ka ngrirë asete ruse në vlerë të 276 miliardë eurove. Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë ka vendosur muajin e kaluar që t’i japë një kredi Ukrainës në vlerë të 50 miliardë dollarëve, me paratë e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse. Moska, në anën tjetër, ka ndërmarrë masa ligjore kundër këtij vendimi. Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, është deklaruar mirënjohës ndaj BE-së. Shumica e fondeve të ngrira ruse, rreth 210 miliardë euro, janë duke u mbajtur në Evropë, ndërsa rreth 10 miliardë dollarë janë në Shtetet e Bashkuara. Asete ruse në vlerë të miliarda dollarëve ka edhe në Japoni dhe Britani. Pamjet: AFP

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB