Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin me shqiptarët në New Jersey, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit, të cilët e kanë shoqëruar me entuziazëm në nisje të takimit. Gjatë aktivitetit pritet që kreu i PD-së të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët që jetojnë në New Jersey, duke folur për zhvillimet politike në Shqipëri dhe situatën në vend. Takimi është pjesë e axhendës së Berishës gjatë vizitës së tij në SHBA. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.