Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar të dielën një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi gjatë një ceremonie ku mori pjesë presidenti amerikan Donald Trump, i cili me kërcënimet për masa ekonomike kishte shtyrë të dy vendet që më herët gjatë këtij viti të ndalonin konfliktin përgjatë kufirit të tyre të kontestuar.