Në shkallë kombëtare, papunësia në vendin tonë ka pësuar një rënie historike. Referuar të dhënave të INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10.5% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,1% dhe për gratë 11,1%. Por ndonëse papunësia ka rënë në shkallë kombëtare, ajo është rritur tek të rinjtë.