Top Channel/ Papunësia ulet në 8.8%, rritet punësimi! Bujqësia e industria, më shumë vende bosh
12/03/2025 20:07

Niveli i papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç ra në 8.8% për vitin 2024. Të dhënat e marra si bazë nga Censi i popullsisë 2023, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë qytetarë por edhe ndryshimet demografike reflektuan një rënie të këtij treguesi. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli bëri me dije dhe shifrat nga anketa tremujore e forcave të punës për tremujorin e katërt 2024. “Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri për +15 vjeç është 8.8% duke shënuar një rritje vjetore me 0.8% dhe ulje 3 mujore 0.7%”, shprehet Elsa Dhuli, drejtoreshë e INSTAT. Shkalla e papunësisë për burrat ra më tej ndërsa u rrit për gratë. Ndërsa ky tregues për të rinjtë qëndron në nivelin e 19.1%. Sektorët që po vuajnë më së shumti mungesën e fuqisë punëtore vijojnë te mbeten po të njëjtit. Punësimi u ul me 2,3 % në sektorin e bujqësisë, 0,9 % tek shërbimet dhe me 2,4 % industria.(grafik) “Të tre sektorët kanë ndikuar industria tregtia e shërbimet po fokusi është tek shërbimet“, shton ajo. Nga ana tjetër punësimi është rritur krahasuar me një vit më parë sipas INSTAT. Për burrat shkalla e punësimit arriti në 74.9% ndërsa tek gratë në 61.9%.(grafik) “Në tremujorin e 4, 2024 shkalla e punësimit është 68.3% duke shënuar rritje vjetore me 1.6% dhe rënie 3 mujore me 0.8%”, përfundoi ajo. Ndonëse punësimi është rritur dhe papunësia është në rënie, 4.1% e shqiptarëve janë kategorizuar si të dekurajuar pasi besojnë se nuk ka punë të disponueshme. PUNËSIMI SIPAS SEKTORËVE (Burimi: INSTAT) Bujqësia -2.3% Shërbimet -0.9% Industria -2.4% SHKALLA E PUNËSIMIT SIPAS GJINISË (Burimi: INSTAT) Burrat 74.9% Gratë 61.9%

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57