Punësimi ka shfaqur shenja të lehta përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit, pas goditjes që mori vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Instat raporton se në fund të qershori shkalla e papunësisë arriti në 11.6%, duke shënuar një rënie prej 0.3% si në raport me tremujorin paraardhës, ashtu edhe kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Me gjithë rënie e lehtë të papunësisë, ende tregu i punës po shfaq dobësi duke mos kapur nivelet e vitit të para pandemisë kur në fund të 2019 arrinte në 11.2%.