Papa Françesku i beson një detyrë të rëndësishme një kleriku shqiptar. Arjan Dodaj është emëruar si Arqipeshkv për kryedioqezën e Tiranës dhe Durrësit. Dom Mark Shtjefni zëdhënës i Kishës Katoli i tha Top-Channel se ky “është një vlerësim që Papa i bën kishës në Shqipëri duke emëruar një bir të këtij vendi, e i besuar një përgjegjësi kaq të madhe sikurse është roli një Arqipeshkvit”.