Papa Françesku i bëri një thirrje të drejtëpërdrejtë të dielën presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë " spiralen e dhunës dhe vdekjes" në Ukrainë, duke thënë se kriza atje rrezikonte një përshkallëzim bërthamor me pasoja të pakontrollueshme globale. Por në fjalimin kushtuar Ukrainës dhe drejtuar mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit, Françesku i bëri thirrje gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy që të jetë i hapur ndaj çdo "propozimi serioz për paqen".