Zëri i Papa Franceskut ishte më i fundit që i shtohet indinjatës ndërkombëtare ndaj masakrës së Bucha-s, dëshmia më e qartë deri tani e mizorive të luftës në Ukrainë. Kreu i Kishës Katolike hapi një flamur për të cilin sic tha, vinte pikërisht nga qyteti i martirizuar, e më pas e pas e puthi, duke kërkuar që bota të mos e harrojë popullin e Ukrainës.