Top Channel/ Papa, natë e qetë: 11 ditë në spital-Mediat: Çfarë ndodh nëse vd*s!
24/02/2025 11:27

Ka qenë një natë e qetë kjo për papa Franceskun, prej 11 ditësh të shtruar në Poliklinikën e njohur Gemelli të Romës. Selia e Shenjtë njoftoi se kreu i Kishës Katolike po pushon, por mediat thonë se gjendja e tij vazhdon të mbetet kritike pasi një ditë më parë, vec problemeve me mushkëritë, u konstatua edhe një insuficiencë e lehtë renale. Françesku ishte në gjendje të rëndë të shtunën pasi pësoi një krizë astme duke iu dashur të merrte oksigjen në doza të larta. 88-vjeçari cili është shtruar në spital jave me një infeksion kompleks në mushkëri, mori transfuzion gjaku gjatë fundjavës pasi analizat treguan vec të tjerash edhe gjurmë anemie, tha Vatikani. Papa i cili vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt, pasi një bronkit që kishte pasur për një javë, u përkeqësua. Teksa gjendja e tij mbetet shqetësuese, kanë nisur diskutimet mbi atë cfarë ndodh në rast se At ii Shenjte vdes, ngjarje kjo që do t`i hapte rrugën një serie zhvillimesh me një koreografi të përvijuar qartë ndër shekuj, me disa tradita tradita të Vatikanit të cilat datojnë që nga Roma e lashtë. Kështu është detyra e camerlengo-s (një zyrtar i lartë i Vatikanit) që të konfirmojë vdekjen e një pape. Aktualisht, ky pozicion mbahet nga kardinali me origjinë irlandeze Kevin Farrell. Vdekja e Papës do të pasohet nga nëntë ditë zie, periudhë kjo e njohur si Novendiale, një zakon romak i lashtë. Zakonisht, Italia po ashtu shpall një periudhë zie kombëtare. Trupi i Papës do të bekohet, do të vishet me petkat papnore dhe do të ekspozohet në Bazilikën e Shën Pjetrit ku qindra mijëra do të rreshtohen për të bërë nderimet e tyre, duke përfshirë personalitete të huaja dhe liderë botërorë. Funerali i Papës ka shumë të ngjarë të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit katër deri në gjashtë ditë pas largimit të tij nga jeta. Dy deri në tre javë pas funeralit të Papës, Kolegji i Kardinalëve do të mblidhet në Kapelën Sistine për të mbajtur një konklavë, që ështëprocesi shumë i fshehtë i zgjedhjes së një Pape të ri.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55