Top Channel/ Papa kundër Trump dhe Harris! Ati i Shenjtë kritika për emigrantët dhe abortin
13/09/2024 23:10

Papa Françesku kritikoi ashpër Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi situatën për votuesit amerikanë në kushtet kur ata duhet të bëjnë “zgjedhjen e së keqes më të vogël”. Ai i konsideroi politikat anti-emigrante të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e Zëvendës Presidentit Kamala Harris për të drejtat e abortit, si të dyja “kundër jetës.” “Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump. Papa Françesku, i cili ka qenë më i zëshëm për politikën se paraardhësit e tij dhe ka “lëvizur gurët” për ta bërë Kishën Katolike më të hapur, ka theksuar se çështja e abortit nuk mund të izolohet nga shqetësimet e tjera të të drejtave të njeriut, si emigracioni. “Të largosh emigrantët, t’i lësh ku të duash, t’i lësh ata në mëshirë të fatit… është diçka e tmerrshme. E gjithë kjo ka shumë të ligësi brenda. Të heqësh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB