Top Channel/ Papa kërkon shtet palestinez:”Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë”!
01/12/2025 11:53

Një shtet palestinez është "zgjidhja e vetme" për konfliktin disa dekadësh me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu se i qëndron linëjs së deritanishme të Vatikanit. Papa i parë amerikan i bëri këto komente për gazetarët në një fluturim nga Turqia për në Liban, ku edhe përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve qëe prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike. Ne e dimë që në këtë moment, Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen që mund të ofrojë një zgjidhje finale për konfliktin e përjetuar nga të dyja palët. Ne jemi gjithashtu miq edhe me Izraelin dhe përpiqemi që me të dyja palët të kthehemi në një zë ndërmjetësues që mund t’i ndihmojë ata të arrijnë një zgjidhje me drejtësi për të gjithë. Papa, që e shmangu cdo përmendje të drejtpërdrejtë të luftës së Izraelit në Gaza gjatë qëndrimit në Turqi, shtoi se Ankaraja mund të luajë një rol të rëndësishëm për mbylljen e këtij konflikti, si edhe luftës së Ukrainës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përsëriti kundërshtinë e tij ndaj një shteti palestinez pasi edhe aleati më i madh i shtetit hebre, SHBA-ja dha shenja mbështetje për mëvetësinë palestineze. Leoni ishte në Turqi i nga e enjtja deri të dielën në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga zgjedhja e tij në maj si udhëheqës i Kishës Katolike me 1.4 miliard anëtarë. Gjatë vizitës së tij në Turqi, Papa paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë.Turqia është kryesisht myslimane, por është gjithashtu shtëpia e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësit shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë në botë.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31