Top Channel/ Papa i parë amerikan në histori! Kush është 69-vjeçari që do drejtojë katolikët
08/05/2025 23:14

Kardinali Robert Francis Prevost, i lindur më 14 shtator 1955 në Çikago, SHBA, është Papa i ri me emrin “Leoni XIV”. Emri i zgjedhur nuk është rastësor, sepse luani është një simbol i forcës, guximit dhe fisnikërisë. Në traditën e krishterë, ai gjithashtu përfaqëson vigjilencë dhe mbrojtje. Duke adoptuar këtë emër, Papa i ri mund të dëshirojë të përcjellë një mesazh energjie dhe udhëheqjeje shpirtërore të ripërtërirë, në një kohë kur Kisha përballet me sfida të shumta si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Robert Francis Prevost është një figurë e rëndësishme e Kishës Katolike, sidomos në raport me Amerikën Latine. 69-vjeçari është Papa i parë amerikan, megjithëse njihet për lidhjet e tij të thella me misionin në Peru dhe për shpirtin e tij ndërkombëtar. Anëtar i Urdhrit të Shën Agustinit, Prevost është formuar në teologji dhe drejtësi kanonike, me një karrierë të gjatë si misionar, profesor dhe udhëheqës fetar. U shugurua meshtar më 1982. Ai ka studiuar edhe në Matematikë e Filozofi, ndërsa më vonë kreu doktoraturën në Romë. Nga viti 2001 deri më 2013, ai ka qenë Prior i Përgjithshëm i Urdhrit Augustinian. Më pas u emërua ipeshkëv i Chiclayos (Çiklajos) dhe shërbeu edhe si administrator i dioqezës së Callao-s (Kajaos). Në vitin 2023, u emërua Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe President i Komisionit Papnor për Amerikën Latine, ndërsa më 30 shtator të atij viti, Papa Françesku e krijoi kardinal. Më 6 shkurt 2025, ai u ngrit në Urdhrin e Ipeshkvijve dhe mori titullin e Kishës Suburbikariane të Albanos. Në fjalimin e tij të parë si Papë, zgjodhi të mos flasë anglisht, duke vënë në dukje dimensionin e tij global dhe të përkushtuar ndaj Kishës universale.

Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13