Shoferët e acaruar të automjeteve u përballen me një tjetër ditë pritjeje në radhë të gjata përpara pikave të karburantit, mes thirrjeve të presidentit Emmanuel Macron që francezët të mos përfshihen nga paniku teksa greva e punonjësve të gjigandit të energjisë TotalEnergies hyri në ditën e saj të 12-të. TotalEnergies, ndër kompanitë më të mëdha të naftës në botë, drejton një rrjet prej rreth 3,500 pika karburanti në Francë, gati një e treta e totalit të tij global.