Një gjarpër me përmasa të mëdha është shfaqur mesditën e sotme në qendër të Fier, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Zvarraniku është konstatuar në trotuar pranë zonës së lumit, ndërsa dyshohet se ka dalë nga bregu i lumit që ndodhet shumë afër qendrës së qytetit.