Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit me destinacion ishullin Karpathos.Avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes, për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve. Siç duket edhe në videot amatore që kanë fiksuar momentet dramatike, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Sipas raportimeve, motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme.