Kreditë me probleme zbritën në 8% në fund të muajit mars, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2009. Por, me gjithë trendin rënës në tërësi, ajo që vihet re nga të dhënat e bankës qendrore është një rritje e lehtë e kredive me probleme për individët për shkak të krizëS së pandemisë.