Pandemia Covid-19 goditi fort ekonominë veçanërisht vitin e kaluar, teksa efektet vijojnë të ndjehen edhe këtë vit si te sipërmarrjet ashtu edhe të individët si pasojë e masave kufizuese. Rreth 89% e kompanive konfirmojnë pasojat shumë negative në aktivitetin e tyre, teksa turizmi, industria dhe tregtia rezultojnë edhe sektorët më të prekur.