Top Channel/ Pandemia ndikoi te profesionet/ Më së shumti e ndjenë arsimtarët
14/05/2021 12:35

Ka profesione që hasën vështirësi dhe pengesa gjatë këtyre 14 muajve të pandemisë, por ka edhe profesione që u përshtatën më së miri me normalitetin e ri. Por ne gazetarët dhe punonjësit e medias në përgjithësi ku klasifikohemi? Arjana Rreli, Eksperte e Mirëqenies: Ne shohim një kërkesë të shtuar për ndihmë të profesioneve të tilla si ekonomistët dhe juristët. Por ajo që kemi vërejtur është tendenca e shfaqjes së çrregullimeve të ankthit edhe panikut më së shumti edhe tek arsimtarët. Kjo pasi mësuesit krahas përshtatjes më mësimin online, janë njëkohësisht edhe persona që kujdesen edhe për mbarëvajtjen e fëmijëve dhe familjes së tyre. Nëse tek profesionet do të përfshija edhe shtëpiaket, edhe tek ato vërehet një ngarkesë shumë e madhe periudhën e fundit, sepse duket që është arritur një nivel i lartë konsumimi edhe i tyre, pasi kanë mbajtur një ngarkesë shumë të madhe në 14 muaj. Pastaj mund të rendisim në një grup të madh profesione të tilla si inxhinierët, matematikanët, fizikanët, që janë profesione që merren me detaje. Edhe persona që kishin sipërmarrje në shërbime, të llojit bare, restorante ankohen dhe kërkojnë ndihmën tonë, pasi pritshmëritë e tyre i kufizoi pandemia. Më duhet të rendis edhe një pjesë të kolegëve të mi, mjekë dhe infermierë, megjithëse nuk mund t’I rendis ndër të parët, pasi duke qenë në fushën e mjekësisë e kuptojnë shumë më përpara problemin dhe e trajtojnë atë më ndihmën e kolegëve. Njerëzit e medias duket sikur janë imunizuar bashkë me vaksinën. Ai ngërçi i madh dhe e panjohura që përshiu edhe punonjësit e mediave si këdo tjetër, ka filluar të reduktohet, dhe së bashku me të edhe numri i atyre që kërkojnë ndihmë.

Top Channel / Tirana merr “frymë” nga gazi. Në ditën e 10 pakësohen numrat e protestusëve në shesh
22/10 23:24
Top News- Shoqata prokurorëve i përgjigjet Ballës: Ndërhyrjet rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
22/10 22:12
Top News- Rama ultimatum ministrave, kërkon dorëheqjet e drejtorëve të institucioneve
22/10 21:35
Top Channel/ “Ja na erdhi Viti i Ri…”, të rinjtë protestojnë duke kënduar e thyer vazon
22/10 19:58
Top Channel/ Protestuesit gurë dhe kapsolla te Kryeministria, policia hedh ujë blu me autobot
22/10 19:55
Top Channel/ Biznes e 24 makina luksoze! SPAK sekuestro pasurive të Çopjave me vlere 77 milionë lekë
22/10 19:51
Top Channel/ Anglia 5 mln paund Shqipërisë dhe rajonit,do ndihmojë kundër emigrimit të paligjshëm
22/10 19:46
Top Channel/ Zelensky: Jam kundër Trump! S’mund t’i hiqen sanksionet Putinit
22/10 19:44
Top Channel/ PS: Të përjashtohen 20 deputetë të PD. Bardhi: Agresion politik
22/10 19:35
Top Channel/ Rama shkarkon drejtorët! Urdhër ministrave: Të japin dorëheqjen menjëherë!
22/10 19:34
Top Channel/ “Largoni fëmijët në rrugë”, policia thirrje me megafon para Kryeministri
22/10 18:59
Top Channel/ Qetësia përpin bulevardin, protestuesit me flatra dërgojnë puthje
22/10 18:41
Top News- Aksion i madh kontrabande në veri/ 22 automjete të konfiskuara dhe mbi 200 mijë euro…
22/10 18:24
Top News – Balla: Fëmijët u përdorën për dhunë. ’17-vjeçarët u paguan 100 mijë lekë për kokë’
22/10 18:23
Top News- Të tjera pasuri të Çopjave / SPAK u kap kompani, makina elektrike dhe prona
22/10 16:31
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti, nisen drejt…
22/10 15:57
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe i drejtohen selisë së qeverisë
22/10 15:55
Top Channel/ Vlora mbetet edhe pa ujë. Tjetër problem pas përmbytjeve, avari në tubacion
22/10 15:36
Top Channel/ Zjarri në Top Albania Radio. Shkëndija elektrike dëmton studiot,Wake Up rikthehet nesër
22/10 15:26
Top Channel/ “Mesazhe kërcënuese për mësuesit”, policia mohon autorësinë
22/10 15:21