Top Channel/Pandemia mbaron në pranverë? Gjermania heq kufizimet në 20 mars!
17/02/2022 15:32

Tashmë, edhe Gjermania po dorëzohet përballë idesë se duhet hequr dorë nga masat kufizuese të pandemisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeminstrat e landeve kanë vendosur që deri në 20 mars, ato të hiqen gradualisht. Kjo do të realizohet në tre faza. Kancelari sqaroi pas takimit tha se "virusi Omikron dhe pandemia e kanë arritur tanimë kulmin e tyre" dhe se gjendja ka filluar ngadalë të përmirësohet. Incidenca në Gjermani në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh është për momentin mbi 1400. Por pesë ditët e fundit numri i të infektuarve dhe incidenca kanë rënë çdo ditë, e kjo është rënia e parë prej muajit dhjetor. Ndërsa gjendja në spitale është nën kontroll. Një situatë e tillë mundëson filimin e heqjes graduale të masave, pohoi Scholz. Në fazën e parë do të lejohet futja në dyqane e të gjithë qytetarëve vetëm me maska, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo shëruar. Për personat e vaksinuar apo shëruar nuk do të ketë më kufizime për takimet me të tjerët, ndërsa të pavaksinuarit deri me datën 19 mars mund të takojnë vetëm dy persona të tjerë jashtë familjes së tyre. Faza e dytë fillon më 4 mars kur do të ketë lehtësime për gastronominë dhe hotelet. Diskotekat dhe klubet do të hapen, por duke respektuardisa rregulla, ndërsa në manifestimet e mëdha brenda mund të mblidhen deri në 6000 persona ose 60% e kapacitetit. Në 20 mars, hiqet dhe detyrimi i punës nga shtëpia. Më pas mbetet vetëm mbajtja e maskave në vende të caktuara - trafik apo objekte të mbyllura, por vaksinimi do të vazhdojë të mbetet synim kryesor.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33